Zhduket 23-vjecarja në rrethana misterioz – Motra na ndihmoni(foto)

Një 23-vjeçare nga Durrësi është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e shkuar.

Suzana Hasula nga fshati Arapaj është nënë e një fëmije 6 muajsh ndërsa që prej ditës së djeshme familja është alarmuar. Policia e ka shpallur në kërkim ndërsa motra e saj ka shpjeguar situatën e rëndë ku ndodhet familja e saj.

Ajo tha se motra ka ikur në orën 22:00 të mbrëmjes së të shtunës, duke lënë në shtëpi fëmijën me gji. Motra e 23-vjeçares tregoi se ishte kunati, bashkëshorti i motrës që e lajmëroi pasi djali qante me të madhe.

Motra e Suzanës ka treguar për Durrës Lajm:

Është nënë e një fëmije 6 muajsh. Suzana pas lindjes ishte shumë e mbyllur dhe nuk dilte nga shtëpia. E takova pasditen e djeshme ndërsa po i jepte gji djalit dhe i thashë a ke hall të të ndihmoj? Çfarë halli ke? Por nuk më foli fare. Lajmërova prindërit në Bulqizë të vijnë ta marrin për ca ditë.Mbrëmë më tha kunati, tek ty është motra? Jo i thashë. Dolëm kërkuam deri në tre të natës dhe në 8 të mëngjesit bëmë denoncimin në polici‘Ju lutemi në qoftëse mundet të na ndihmoni ta beni publike në rast se e ka parë dikush të na telefonojë tek ky nr.0692776727.”

Loading...