‘Rama më ndaloi dhe forcërisht më izoloi pasi iu prezantova që jam Kastriot Islami’, reagon ish-deputeti pas daljes nga komisariati

Kastriot Islami u shoqërua nga efektivët e Komisariatit numër 2 në kryeqytet.

Shoqërimi i Islamit është bërë tek Diga e Liqenit në Tiranë. Mësohet se ai ka debatuar me efektivët, pasi këta të fundit i kanë kërkuar kartë identifikimi, ndërkohë që ish-deputeti nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.
Pas daljes nga komisariati, Islami ka bërë një status në Facebook ku shprehet se Edi Rama e ndaloi ngaqë ishte Kastriot Islami.

Statusi i plotë:

Jam ne shtepi…! Si cdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta… Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim… Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe.

Loading...