Manastirliu jep alarmin: Shumica e vatrave janë familjare

Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu ka dhene alarmin per shtimin e infektimeve me COVID 19 duke theksuar se shumica e vatrave jane ato familjare.

“Situata epidemike në vend është delikate. Qytetarët kanë një rol thelbësor në këtë pandemi, të dalim fitues së bashku. Situata është e kontrolluar.
Rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që mbyllim, por është një situatë kritike në raport me muajin e mëparshëm ku kemi dyfishim të rasteve. Nëse do të bënim një vlerësim sot, e dini që situata kërkon një analizë ditore”, eshte shprehur Manastirliu.

Sipas saj: Por ato që e matin në mënyrë më analitike janë incidenca dyjavore si dhe rastet e humbjes së jetëve. Shqipëria qëndron në një incidencë dy javore në 901 raste në krahasim me rajonin që është 1454 banorë për 100 mijë banorë.

Mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën e tyre por nuk ja kanë dalë 612 qytetarë dhe nëse do të bënim një vlerësim të fataliteteve për 1 mln banorë, vendi ynë qëndron në 26 humbje jete ndërsa në rajon është 31.5. Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektimit, ato aktive ku 76 % rezultojnë të jenë vatra familjare. Dua të vendos theksin në rëndësinë e rolit që ka çdo qytetar në këtë moment” – tha Manastirliu.

Loading...