Misteri i v rasjes në Fieri/ Nuk e njohim fare të dyshuarin

Ne oret e para te dites se sotme policia njoftoi se ka vënë në pranga, pas rreth një muaj në arrati, autorin e dyshuar të vrasjes së Ahmet Toskës në Fier më 26 tetor.

Familjarët e viktimës pasi kane ndjekur deklaraten e policise, shprehen se nuk e njohin Fatmir Hoxhajn, 52-vjeçarin e arrestuar. Vëllai i viktimës Engjëll toska deklaron se Hoxhajn nuk e njeh as gruaja e viktimës.
Në momentin e ngjarjes Engjëll Toska dhe gruaja e tij ishte duke shkuar në punë.
Autori ka qenë i veshur sportiv, me kapuç dhe me maskë COVIDI. Autori ka ardhur nga mbrapa dhe e ka qëlluar dy herë dhe është larguar pa thënë asnjë fjalë.

Familjarët theksojne se nuk kanë probleme me asnjë, as hasmëri, as konflikt pronësie.

Banesa e autorit ishte e braktisur, e pa pastruar dhe dera e mbyllur. Autori jetonte prej vitesh ne Itali me familjen.

Loading...