Një shtetas shqiptar, vetëm 23-vjeç ka humbur tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti në punë ne Itali.
Mediat njoftijne se viktime e ngjarjes ka mbetur shtetasi Sajmir Thartori i cili jetonte në Zevio Verona.
Emigranti shqiptar vdiq në spitalin Rovigo pas dëmtimeve të pësuara nga rrëzimi nga një lartësi prej 8 metrash ndërsa ishte duke punuar në instalimin e një tharëse në një fermë në Sant’Apollinare, një fshat i Rovigo.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane autoritetet italiane po hetojnë në lidhje me respektimin e masave për sigurinë në punë.
Loading...