Zv/kryeministri Erion Braçe i është kthyer FSHF-së pas kritikave të trajnerit Edy Reja për fushën e stadiumit ”Air Albania”.
Italiani theksoi pas ndeshjes me Kazakistanin se terreni i stadiumit nuk është i përshtatshëm pasi dhe lojtarët i janë ankuar se nuk bëjnë dot më shumë se 2-3 pasime.
Për Braçen e vetmja punë që kishte brenda stadiumit FSHF ishte fusha, dhe ajo është në gjendje të mjerë e mizerabël.
Ai shpreson që FSHF mos shkarkojë Reja-n pasi ky i fundit vetëm tha të vërtetën për fushën.
STATUSI NGA ERION BRAÇE
#FUSHAMIZERABEL
Nje gje kish per te bere ne stadiumin e ri, vetem nje gje:
FUUUUUSHEEEEEEN!
Nje vit plot,
fusha eshte ne gjendje te mjere;
Mbill e mbill, shpo e mbill prape,
por fusha eshte mizerabel!
Po e perseris;
Ishte e vetmja pune e FSHF ne stadium!
Tani shpresoj mos heq
trajnerin Reja se tha te verteten per fushen!
Mbikqyresi i kritikave ndaj FSHF, KaKa-ja i tyre ne veprim!