Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1.
Mësohet se shtetasi i quajtur Stefan Kosta, është gjetur i djegur.
Ai jetonte i vetëm në një banesë me qira, pasi ishte i divorcuar.
Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se viktima, në gjendje të dehuri ka vënë zjarrin banesës. Aktualisht policia dhe forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes.
Loading...