Personi që shihni në foto është 54-vjeçari Stefan Kosta, i cili u gjet sot i djegur në banesën e tij me qira.
Janë zbardhur të tjera rreth ngjarjes në fjalë, që ndodhi mbrëmjen e sotme pranë Varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1 në Sarandë.
Nga të dhënat e para ka dyshime se ka qenë në gjendje të dehur dhe teksa ka rënë në gjumë, një shkëndijë elektrike mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Viktima punonte në një karburant, ndërsa jetonte vetëm në banesën me qira, pasi ishte i divorcuar.
Loading...