Dy shqiptarë renditen mes 100 personaliteteve më të fuqishme për vitin 2020 në Staten Island në Nju Jork

Dy shqiptarë janë renditur mes 100 personaliteteve më të fuqishme për vitin 2020 në Staten Island në Nju Jork. Renditja është bërë nga e përjavshmja prestigjioze atje “City and State”, ku janë dhe emrat e Brahim Ardoliç dhe Imam Tahir Kukaj.

Dr. Brahim Ardoliç, renditet i 5-ti në këtë listë. Ai është Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Universitar të Staten Island dhe është në grupin e ekspertëve, mbikëqyrës në këtë spital për pandeminë e koronavirusit.
Imam Tahir Kukaj, për vitin e tretë radhazi renditet i 91-ti në këtë listë. Imami i njohur shqiptar është nënkryetar i Qendrës Shqiptare Islamike të Kulturës, në Staten Island. Në 2019 është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut (NYPD Muslim Chaplin)
Dr. Brahim Ardolic

Ndikimi i shqiptaro-amerikanëve në jetën e Nju Jorkut, është rritur shumë, sidomos, në dy-tre dekadat e fundit.

Dr. Brahim Ardoliç është në grupin e ekspertëve, mbikëqyrës të Spitalit Universitar në Staten Island ndaj pandemisë së koronavirusit Covid -19. Ai si drejtues i lart,shquhet duke zgjeruar kapacitetin e spitalit me 50% dhe trefishuar shtretërit e kujdesit intensiv brenda vetëm disa javësh. Ai renditet i 5-ti në listën që quhet “Staten Island Power 100”.

Imami i njohur shqiptar, në Staten Island, nën/kryetar i Qendrës Shqiptare e Islamike të Kulturës,ë në Staten Island, Tahir Kukaj në 24 qershor 2019 është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut, ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin. Detyrë të cilën ai e mban edhe sot. Ai renditet i 91-ti në këtë listë.(Diaspora Shqiptare)

Loading...