Bashkëshorja e mjekut të njohur, Ilirjan Draçi i cili humbi jeten nga infektimi me COVID, përlot me mesazhin e fundit para vdekjes nga koronavirusi të burrit të saj.
Në një mesazh në ‘Facebook’, ajo shkruan se mjeku Draçi pati një jetë plot mundime, duke vrapuar për jetën e të tjerëve me nxitim, dhe në fund iu desh të vraponte për jetën e tij.
Mesazhi i bashkëshortes:
Nje jete e tere plot mundime,
Duke vrapuar per jeten e te tjereve me nxitim, Sot te duhet te vraposh per jeten tende me guxim.
Valle, a nuk eshte jeta ne borxh me ty?
O Zot, ti qe na e jep dhe merr jeten,
Meshiroje robin tend qe nxitoi e smundi ta shijonte diellin tend ne lindje e perendim, jepi o Zot nje mundesi te dyte, te shoh driten tende perseri ne agim!
Amin!