Gazetarja rrezikon b urgun, raportoi për shpërthimin e pandemisë në Wuhan

Një gazetare kineze që mbuloi shpërthimin e koronavirusit në Wuhan të Kinës rrezikon të dënohet me deri në pesë vjet heqje lirie.

Ish-avokatja 37-vjeçare Zhang Zhan është mbajtur në paraburgim që prej ndalimit në muajin maj nën pretendimin se “po shkaktonte telashe”, një akuzë kjo e përdorur shpesh kundër aktivistëve në Kinë. Zhang nuk është gazetarja e parë që ka pasur probleme për shkak të raportimit mbi sëmundjen. Të paktën tre reporterë u zhdukën në muajin shkurt. Njëri prej tyre Li Zehua, u rishfaq në prill duke thënë se kishte qenë “në karantinë”.
Më vonë rezultoi se i dyti, Chen Qiushi ishte vendosur nën mbikëqyrjen e qeverisë, ndërsa vendndodhja e gazetarit të tretë, Fang Bin është ende e panjohur. Është e ditur se autoritetet kineze i godasin aktivistët që flasin hapur. Wuhan-i është qyteti ku u shfaq më së pari sëmundja që më pas do të pushtonte botën.
Por ndërsa pjesë tjetër e globit vuan pasojat e koronavirusit dhe Evropa po përpëlitet mes valës së dytë të tij, Kina vetë ka arritur ta vërë sëmundjen nën kontroll, e madje në këtë periudhë ka shënuar edhe rritje të ekonomisë.

Loading...