Një tjetër shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër është mbyllur për shkak të rasteve me koronavirus.
Bëhet fjalë për shkollën “Urani Rumbo” në lagjen “Palorto”, në të cilën rezultojnë 7 mësuese me COVID-19.
Kujtojmë se kjo është shkolla e dytë që mbyllet në këtë qytet, pasi më herët u pezullua mësimi në 9-vjeçaren ‘Koto Hoxhi’.
Aktualisht në këtë shkollë vijon mësimi për ciklin e ulët, edhe pse DPSH ka dhënë urdhër që të pezullohet i gjithë procesi.
Loading...