Ambasadori i ri i OSBE-së takime me Ramën dhe Metën, çfarë u diskutua

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori i ri Vincenzo Del Monaco, zhvilloi sot takime me Kryeministrin, Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Lajmi është bërë i ditur nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri që ka zbardhur dhe një pjesë të mesazhit të ambasadorit Del Monaco.
“Në takime, ambasadori Del Monaco tha se ishte shumë i lumtur të ndodhej në Shqipëri dhe të shërbente për OSBE-në në vend, duke mbështetur proceset demokratike dhe duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median”, shkruan prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Italiani Vincenzo Del Monaco do të zëvendësojë gjermanin Bernd Borchardt që largohet nga Shqipëria. Del Monaco për 23 vite ka punuar në shërbimin diplomatik duke qenë ambasador i Italisë në Armeni dhe Mal të Zi.

Po ashtu ka shërbyer edhe në Pekin e Bruksel teksa ka qenë në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.

Loading...