Vlorë/ Karantinohet Qendra e Zhvillimit të personave me aftësi të kufizuara, infektohen 4 punonjëse

Qendra e Zhvillimit të personave me aftësi të kufizuara, Qzhpaak Vlorë është izoluar.

Mësohet se katër punonjëse dhe tre fëmijë janë prekur nga COVID-19. Fatmirësisht fëmijët nuk kanë simptoma.
Po ashtu është vendosur që gjashtë kujdestare do bëjnë karantinë bashkë me fëmijët, ndërsa asnjë pjesëtar tjetër i stafit s’do hyjë.

Loading...