Albana Osmani tregon pse nuk e zgjodhi Dritan Hoxha për të prezantuar ‘Portokallinë’

Moderatorja Albana Osmani ka disa kohë që është shkëputur nga televizioni dhe po ushtron pasionet e saj, ku më i fundit është publikimi i librit të saj “Çika në betejë me inteligjencën artificiale”.

Ajo tregoi se botës së medias i hyri rastësisht dhe nuk është se kishte një synim.
Televizioni për mua nuk është thjesht një punë që unë në fund të muajit marr një pagesë. Unë nuk është se shkova dhe mbarova për gazetari dhe pata një plan tërë jetën time dhe mezi e arrita. Tek unë gjërat kanë ardhur krejt natyrëshëm, po ashtu i kam përjetuar dhe vazhdoj t’i përjetoj edhe sot. Unë e nisa rastësisht me një mikrofon dhe dola në rrugë, aty spiakata si ajo vajza e zgjuar që bënte pyetje”, tha Albana.
Më tej, ajo zbuloi se kishte konkuruar për të prezantuar spektaklin e humorit ‘Portokalli’, por ka qenë pronari i Top Channel, Tan Hoxha që vendosi ta kalonte në festivalet muzikore për shkak të energjisë dhe moshës së saj të re.

“Ka qenë Tan Hoxha që ka dhënë një koment të tipit: ‘Kjo vajza ka qenë shumë e re. Do ketë një rrugë shumë të gjatë në television, kështu ‘Portokallia’ do të jetë një nga emisionet e saj, por derisa të shkojë atje kemi shumë festivale të muzikës moderne, kemi shumë programe të tjera, të cilat siç duket ishin hapat e mi. duke qenë se nga selecti, në ‘Top Fest’ , ‘Ti vlen’ e deri tek studio e ‘Fiks Fare’ . ‘Portokallinë’ nuk e shkela kurrë, po nuk është se e përjashtoj si mundësi”, u shpreh Osmani.

Loading...