Sherr për jashtëqitjen e qenit, 21-vjeçarja qëllohet për v dekje me breshëri armësh

21 vjeçarja Isabella Thallas u vra kurse i dashuri i saj Darian Simon, u qëllua dy herë në këmbë kur 24 vjeçari Michael Close qëlloi ndaj tyre me automatik AK-47, pasi qeni i çiftit lëshoi ‘nevojën’ para apartamentit të tij.

Vajza që shëtiste qenin e saj u qëllua për vdekje kurse i dashuri i saj u plagos nga të paktën 24 të shtënat e burrit të zemëruar për ndotjen e qenit, u tha në gjyqin e të akuzuarit.
Michael Close kishte hapur zjarr me kallashnikov kur qeni i çiftit kishte bërë jashtëqitjen në një kopësht para apartamentit të tij në Denver, Colorado, duke ulëritur: “A do ta mësoni atë dreq qeni, apo më duhet të ulëras?”
Prokurorët shfaqën në gjyq një video nga kamerat e sigurisë ku shihej Close që ngrinte grilat e tij dhe drejtonte armën nga Simon, i cili ishte përkulur për të mbledhur jashtëqitjen e qenit.

Hetuesi i policisë së Denver, Joseph Trujillo, tha se të shtënat ndodhën pasi Close e Simon u konfrontuan me fjalë për ndotjen e qenit jashtë apartamentit të Close, rreth orës 11.40 paradite.

Trujillo shtoi se autoritetet kishin gjetur gjashtë gëzhoja pranë ndërtese dhe 18 të tjera jashtë shtëpisë së tij pas sulmit më 10 qershor.

Close është akuzuar me vrasje të gradës së parë dhe disa akuza të tjera pasi ishte larguar nga vendngjarja dhe u arrestua nga policia më vonë gjatë ditës.

Policia sekuestroi armën e sulmit, si dhe një pistoletë Glock 17 dhe një pushkë ‘shotgun’ nga shtëpia e tij.

Loading...