Ish-shoqja e shkollës i nxjerr ‘të palarat’ Ivanka Trum

Ish shoqja e adoleshencës e Ivanka Trumpit, ka shkruar një artikull therës tek Vanity Fair për vajzën e presidentit amerikan, duke e përshkruar sjelljen e saj në shkollë të mesme si “të keqe”, ndërsa vetë Ivankën si një vajzën tejet të llastuar që ia hidhte fajin të tjerëve për gabimet e saj dhe përfliste pas shpine.

Lysandra Ohrstrom, një reportere 38 vjecare që shkruan për The Observer dhe Huffington Post, ndoqi mësimet në gjimnazin privat vetëm për vajza Chapin, ku dhe u njoh me të bijën e Donald Trumpit.
Lysandra ka qenë dhe njëra prej shoqërueseve të nuses në dasmën e Ivankës me Jared Kushner në 2009-tën dhe pretendon se kanë pasur marrëdhënie mjaft të ngushta me njëra tjetrën. Miqësi kjo, që u kris për shkak të punës së saj të re, të cilën Ivanka nuk e pëlqente. Lysandra në zgjedhjet e 3 nëntorit votoi per Joe Biden.
Ajo thotë se është koha të tregojë për vërtetën për shoqen e gjimnazit, që siç thotë, e fiksuar pas parave, ndonëse përpiqej shumë që ta fshihte këtë fakt.

“Kur i rekomandova një libër mbi një menaxher restorantesh, m`u përgjigj: pse dreqin duhet të lexoj një libër për të varfrit? Po kështu, i nxiste vajzat e tjera të silleshin keq e të ekspozonin gjoksin nga dritarja, një lojë kjo e famshme atëherë.

Por kur na morën në pyetje mësuesit, ajo nuk mbajti asnjë përgjegjësi dhe u pezulluam ne nga shkolla”, shkruan Lysandra.

Loading...