Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, udhëzon të gjithë qytetarët që po trajtohen në shtëpi nga koronavirusi, se si të përfitojnë rimbursimin e barnave.
Në një mesazh në ‘Facebook’, ministrja Manastirliu thekson se për të përfituar recetën me rimbursim qytetarët duhet të lidhen me mjekun e familjes, ose nëse nuk kanë kontakt të tij, të lidhen me linjën e gjelbër.
Mesazhi i Manastirliut:
🔴#COVID19
💊Qeveria rimburson #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me COVID19.
👨⚕ Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.
🟢 Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjë e gjelbër 📞0800 40 40 për ta mësuar.
Loading...