Covid-19 i ka marrë jetën infermierit të qendrës shëndetësore Gril-Vrakë, në Shkodër. Viktima është Fran Kështeja. 59 vjeç.
Infermieri nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin, ndërsa ishte i shtruar në spitalin Rajonal të Shkodrës.
Po ashtu Covid-19 i mori jetën edhe policit bashkiak Rauf Guri, 60 vjeç.
Situata e pandemisë në vend ka ardhur duke u përkeqësuar. Ministria e shëndetësisë raportoi sot 786 raste të reja dhe 11 humbje jete.
Loading...