Meteori që i ra në shtëpi e bën djalin milioner/ ‘Kur të bien para nga qielli’

Për 33-vjeçarin indonezian Joshua Hutagalung, kjo ishte vërtet një dhuratë e rënë nga qielli.

I riu artisan u kthye brenda ditës në milioner falë një meteori që ra në shtëpinë e tij, duke i shkatërruar çatinë e duke e frikësuar pamasë, por ndërkohë, duke e bërë papritur, shumë të pasur. Hutagalung po punonte në kopsht, përpara shtëpisë së vet në ishullin e Sumatrës kur një objekt qiellor, një gur nga hapësira që peshonte, 2.1 kg ra brenda dhomës së tij të ndenjes.

“ Zhurma ishte aq e fortë sa u shkund e gjithë shtëpia”, kujton ai. “Pashë që çatia kishte një vrimë të madhe në të, dhe fillova të kërkoj për objektin që kishte shkaktuar atë lloj dëmi”, rrëfen i riu. “ Kur e gjeta dhe e mora në duar, guri ishte ende i ngrohtë”, shton ai.
Meteori përmbante kondrit karbonik, një varietet jashtëzakonisht i rrallë që vlerësohet të jetë 4.5 miliardë-vjeçar dhe sipas referimeve në shtypin e huaj ka një vlerë prej rreth 722 eurosh për grame. Hutagalung i tha gazetës “The Sun” se ia kishte shitur gurin e rrallë ekspertit amerikan Jared Collins, që nga ana e tij ia kaloi një koleksionisti po në Shtetet e Bashkuara, i cili po e ruan ne Qendrën për Studimin e Meteorëve, në Universitetin e Arizonës.

Me paratë e fituara, 33-vjeçari thotë se nuk ka nevojë të punojë më e ka vendosur sakaq të financojë dhe ndërtimin e një kishe në komunitetin e tij.

Loading...