Italia në kaos,mijëra të infektuar në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 37,242 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Autoritetet e Shëndetit në vend konfirmuan se numri i tamponëve të bërë ishte 238,077 për sot.
Për krahasim, një ditë më parë u konfirmuan 36,176 raste nga 250,186 teste të bëra.
Po ashtu, në 24 orët e fundit, si pasojë e Covid-19, humbën jetën 699 persona, krahasuar me 653 që u regjistruan të enjten.

Sa i përket gjendjes së spitale, 3,748 pacientë, ( 36 më shumë se dje) janë duke marrë kujdes shëndetësor në reanimacion. Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 9,221 raste të reja.

Loading...