Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar për ndarjen nga jeta të fëmijës 16 muajsh në Pediatrinë e QSUT.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se fëmija i prekur me Covid ka ndërruar jetë si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike), ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasoje e Covid-19.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19.
I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S.Kaëasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19.”-njofton Ministria e Shëndetësisë.