Emocionuese/ Balerini shqiptar bën të kërcejnë personat me aftësi të veçanta në SHBA

Ervis Nallbani, para disa vitesh balerin i Teatrit Kombëtar ishte i ftuar përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Ai tregoi se para disa vitesh emigroi në drejtim të SHBA-së, ku nisi një eksperiencë jo shumë e lehtë për të. Ervisi tha se fillimisht nisi të punonte në një studio vallëzimi, ku në një nga oraret e seminareve, iu kërkua që të bëhej një lidhje mes vlerave njerëzore dhe artit. Në këtë moment, atij i lindi ideja që të bënte të vallëzonte personat me aftësi të veçanta.
Tanimë, balerini shqiptar ka një grup të përbërë nga 12 persona të këtij skeptri, të cilët kanë nisur të jetojnë ëndrrën e tyre.
“Unë jam larguar u bë tashmë dy vite e gjysmë. Nuk ishte e thjeshtë, erdha në një vend të pa njohur. Gjëja e parë që mendoja ishte të aktivizohesha patjetër në artin e vallëzimit. Përveç faktit që nuk kisha njohje, ishte pak e vështirë, por gjithsesi në pikëpamjen po të marrësh një nisëm dhe të zhvillohesh në Amerikë mundësitë janë të mëdha dhe është e thjeshtë, vetëm provo. Do e them shpejt e shpejt. Fillova punë në një studio, ishte para dy vitesh. Pas disa muajsh na u afrua një seminar që fliste për vlerat njerëzore dhe artin e vallëzimit si të ishte pjesë e këtyre vlerave. Na u propozua kjo gjë. Ishte një program me kosto, monetare e fizike. Do të ndërmerrnim një rrugë të gjatë për ta bërë sa më aktive dhe produktive. U ndërmorëm një nismë, ishte një formë lufte. Ne nuk kishim njohje, gjëja e parë që u mendua ishte të hapej një program të përballohej dhe të kishte mundësi. U bë akoma më interesant ky fakt, nisëm të krijonim një hapësirë tonën të menduarit. Vështirësia ishte.

Nuk afroheshin personat, edhe pse e kishin ëndërr, e kishin në sirtar. Është e vështirë që një person të vallëzojë. Mënyra e komunikimit me ta duhet të ishe te këndshme, duhet t’i ofronim, siguri këtyre personave. Këto leksione ofrohen pa para, janë pa pagesë, por gjithsesi, financat janë nga ne. Financa e parë u bë nga programi që ne morëm dhe më pas këto janë thjesht orë që ne vendosim një hapësirë që ne ia dhurojmë këtyre lloj njerëzve. Unë kam 12 studentë. Nga Covidi nuk janë të gjithë aktivë. Nuk janë pak, jemi disa balerinë që ofrojmë këtë dhe mundohemi të mbetemi në kontakt dhe të transmetojmë ndodhitë tona, që ne të rritemi akoma dhe më tjetër. Çdo leksion që unë jap, është një kënaqësi e madhe sepse në fund të fundit kur mbarojmë flasim për shumë gjëra. Janë bërë pjesë e jetës tonë normale e të përditshme”, u shpreh balerini.

I pyetur nga moderatorët nëse do të rikthehet përsëri në Shqipëri, Ervisi tha se për momentin ndihet mirë në SHBA, po i pëlqen jetesa atje dhe nuk ka ndërmend të rikthehet.

“Jo ishte momenti për ndryshim, njerëzit kërkojnë gjëra më të mira në jetë. Nuk e di, më pëlqen jeta këtu”, përfundoi fjalën e tij balerini.

Loading...