Me kerkese te prokurorise se posacme SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë një dënim për “korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë detyrë publike”.
Shtetasi Vilson Memini është dënuar me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet.
Ai u hetua nga Gjykata e Posaçme pasi tentoi që të korruptonte një efektiv policie me 1 mijë lekë të reja.
Ky është vendimi i parë që GJKKO jep për të dënuar një person të akuzuar për korrupsion.
Pavarësisht se SPAK u ngrit për të hetuar dhe gjykuar korrupsionin në nivele të larta, prokurorise se posacme i jane lene me ligj per tu hetuar edhe dosje te lehta të kësaj natyre duke mbingarkuar keshtu prokurorine e posacme dhe gjykaten me ceshtje qe fare mire mund te trajtoheshin nga prokurorite e rretheve.