Pedagogu i njohur, Erion Kristo përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka publikuar një mesazh të derguar në adresë të tij nga një i ri Durrsak, i cili përgëzon protestën e studentëve duke thënë ndër të tjera se të rinjtë që po protestojnë prej ditësh i kanë dhënë vendit një fije shprese të cilën prej 28 vitesh kurrë nuk e ka patur.
Sheme Baka shkruan se të rinjtë që po protestojnë janë shpresë edhe për ata njerëz të ndershëm që kanë frikë të flasin atë ç’ka mendojnë sepse shoku apo shoqja e partisë sipas tij, me një të shkelur të syrit i hedh në rrugë te madhe duke u vrarë të ardhmen.
“Prandaj të dashur studentë derdhuni rrugëve, shesheve të këtij vendi së bashku me të gjithë qytetarët që duan ndryshim, përpara se injoranca të vërshojë drejt nesh si uragan,” – shkruan Baka.
I riu nga Durrëësi e mbyll shkrimin e tij duke iu bërë thirrje studentëve të protestojnë për të drejtat e tyre legjitime por në minorancë me hallet e këtij vendi, për të ndryshuar njëherë e mirë Shqipërinë.
Statusi i plotë i Erion Kristos:
Pershendetje profesor! Jam nje djale nga qyteti i Durresit do doja te jepja edhe une kontributin tim me nje status te shkruter. Duke qene se ju konsideroj si nje njeri me influence intelektuale do doja qe kete status ta publikonit lidhur me protesten. Gjithmone nese mendoni qe ky status eshte i vlefshem.
Faleminderit
Ky vend nuk paska vdekur, ka ende shprese!
Ky vend nuk paska vdekur, ka ende shprese!
Te dashur studente, ju pergezoj perzemersisht per protesten tuaj madheshtore. Ju sot i dhate ketij vendi nje fije shprese qe kurre se pati per 28 vjet me radhe. Ju sot jeni nje shprese per kedo:
– Jeni shprese per ate te papunin qe rri perpara televizorit duke ju pare me endje dhe me zemer ne dore shpreson qe e nesermja do te jete nje dite me e mire per te
– Jeni shprese edhe per ate te semurin qe, larg qofte shkon ne spital me xhepin bosh, dhe pse i semure nuk e ka mendjen tek semundja por te pazari qe do i bej doktori. Le qe ketu ska me doktor, cfare them edhe une! Ketu veterineri eshte bere kirurg dhe infermierja mjeke e pergjithshme
– Jeni shprese per ate studentin e djeshem qe sakrifikoi pa fund per tu shkolluar dhe sot i deshperuar dhe pa shprese shikon nga xhami i papunesise ate ngelesin e madh dje, qe i ben karshillik nga zyra e ngrohte e administrates qe patjeter ja ka blere babai, nena,xhaja apo tezja me pushtet ose me keq akoma partia se ciles i ka sherbyer si lepires b… per vite me radhe
– Jeni shprese per ata prinder te cilet dite e nate punojne me ndershmeri dhe kurre nuk pane nje dite te bardhe sepse keta skllavopronar i shtypin cdo dite pa meshire
– Jeni shprese edhe per ata njerez te ndershem qe kane frike te flasin ate cka mendojne se shoku apo shoqja e partise me nje te shkelur te syrit i hedh ne rruge te madhe duke u vrare te ardhmen
– Jeni shprese per ate personin qe rri dyereve te gjykatave per vite me radhe dhe me xhepin e boshatisur nga prokurore dhe gjykates gjakpires, per te kerkuar te drejten e vet e cila eshte zhdukur dhe nuk gjendet me sepse kjo e shkreta na paska qene per te fortin i cili vret e pret si ti doje kokrra e qejfit dhe gezon liri te plote si njeri qe burgu disa mujor e ka rehabilituar plotesisht
– Jeni shprese edhe per ate sipermarresin e ndershem qe futet ne tender per nje cope buke por perseri del i humbur se tenderin e ka fitura shoku i ministrit, kryetarit te bashkise apo kryeministrit, i cili me “ humanitetin e tij” e ben rrugen me parate e veta, as ato te tenderuarat nuk i do vetem si e si te behet rruga apo ku di une se cfare.
– Jeni shprese edhe per bizneset e ndershme qe kane frike te investojne sepse tatimet i trokasin cdo dite tek dera si taksidare, apo me keq akoma se nje njeri i “mire” qe ka punuar mjellin e bardhe i shkon nje dite tek biznesi dhe e kercenon, i djeg biznesin apo i mere femijet peng qe te largohet nga tregu. I shkreti, me miell meret edhe ai ta leme te qete,dhe ti urojme suksese.
– Jeni shprese per qytetaret e ketij vendi te cilet paguajne taksa cdo dite qe te jetojne me mire por jetojne ne mjerim, me korrupsionin qe u mere frymen, pa uje, pa drita, pa pune, pa rruge, me qytete qe i ngjajne qyteteve te sapo dale nga lufta.
– Jeni shprese per ata njerez qe e duan dijen si nje e mire e vetvetes dhe e shoqerise dhe jo si nje leter bakalli qe thjesht te duhet per te zene nje vend te qelbur pune dhe ku nuk ka rendesi se kush je dhe cfare ben.
– Jeni shprese edhe per ata njerez te cilet nuk i besojne shprehjes “ cudia me e madhe tre dite zgjate” apo vlerat i quajne si antivlera
– Jeni shprese dhe per shume e shume probleme te ketij vendi kaq magjepses por me kaq njerez te mallkuar qe na kane mare peng sot e 28 vite.
Prandaj te dashur studente derdhuni rrugeve, shesheve te ketij vendi se bashku me te gjithe qytetaret qe duan ndryshim, perpara se injoranca te vershoje drejt nesh si uragan.
Protestoni jo vetem per te drejtat tuaja qe jane mese legjitime por ne minorance me hallet e ketij vendi, per te ndryshuar njehere e mire Shqiperine, ekonomine, shendetesine etj.
Rrofte Shqiperia, rrofte rinia e ketij vendi.Shpresa sapo linid!