Kryemadhi vendos maskë: ‘Partia ma mbledh. Nuk ma mbledh askush tjetër’

Monika Kryemadhi garoi sot e vetme për postin e kryetares së LSI-së, në zgjedhjet që kjo parti po zhvillon.

E pyetur nëse votoi për veten, Kryemadhi tha se sot garon për t’u rikonfirmuar dhe se po pret më padurim ekipin e ri drejtues të LSI-së.
“Sot dhashë një votë, si gjithë anëtarët e LSI-së. Sot shoh shumë gra dhe të rinj e të reja. Sot garoj për t’u rikonfirmuar. Pres me padurim zgjedhjen e ekipit drejtues që do drejtojë LSI-në në misionin e saj kombëtar për t’u dhënë shqiptarëve mundësi, punësim, standarde më të mira jetese”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tregoi se kush ia mblodhi që të shfaqet me maskë, pas refuzimit disaditor.

“Partia ma mbledh. Nuk ma mbledh askush tjetër. Maska duhet mbajtur në ambiente të mbyllura. Ajo duhet mbajtur se njeriu beson, jo prej kërcënimit”, tha Kryemadhi.

Loading...