Stuhia godet Italinë, kryetari i Bashkisë u bën thirrje qytetarëve: Mos dilni nga shtëpia

Reshje të dendura shiu dhe stuhi kanë përshkruar Italinë mëngjesin e kësaj të shtune, duke shkaktuar probleme në disa rajone të vendit.

Sipas autoriteteve në një prej bashkive më të prekura, Crotone, janë bërë qindra ndërhyrje shpëtimi nga Brigada e Zjarrit dhe Mbrotja Civile për të ndihmuar njerëzit e bllokuar në makina
Si rrjedhojë e këtyre reshjeve janë përmbytur jo vetëm qendra por dhe rrethinat . Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin pasi situata është shqetësuese. Rrugët e disa zonave të qytetit për shkak të përmbytje i ngjajnë tashmë lumenjve.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë, Vincenzo Voce, deklaroi se për momentin nuk ka persona të lënduar, ndërsa paralajmëroi se moti i keq mund të shkaktojë përkeqësim të situatës.

Voce i bën thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, për të rrezikuar jetën e tyre.

Loading...