Rama i pergjigjet akuzave te Bashes: ‘PD dhe Meta aleance me virusin per rrezimin e Qeverise’

Kryeministri Edi Rama ka dale ne nje deklarate per median per t`iu pergjigjur akuzave te kryetarit te PD Lulzim Basha ne lidhje me pretendimet per fshehjen e numrit te vi ktimave nga koronavirusi ne vend.

Rama e krahasoi pandemine me termetin dhe tha se ne dy rastet, vendi u perball me fatkeqesi qe nuk i zgjodhi vete.
Kryeministri theksoi se krenar per menyren se si forcat e shtetit iu pergjigjen fatkeqesise, si ne rastin e termetit ashtu edhe ne rastin e koronavirusit.
Rama e cilesoi Bashen dhe opoziten si nje pakice zhurmuese qe gjuan me gure ndaj atyre qe po perballen sipas tij me pandemine duke u qendruar mbi koke te semureve per te shpetuar sa me shume jete, citon lajmifundit.al.

Rama theksoi se sharjet ndaj tij vetem e motivojne por shtoi se nuk eshte e vertete qe nuk e pranon mendimin ndryshe.

“Ne nuk mund te ndahemi edhe per numrin e te v dekurve apo te bejme politike me inskenime fotografish nga morgu i spitalit”, theksoi Rama.

Ai beri me dije se nuk mundet qe edhe presidenti i republikes dhe opozita te krijoje komitete alternative ekspertesh qe japin mendime te ndryshime per menyren si duhet te perballet vendi me pandemine.

Rama tha se Meta dhe Basha kane bere aleance me COVID-in duke publikuar foto klandestine nga m orgu me qellim rrezimin e qeverise.

Loading...