Është sulmuar me gurë qendra e re shëndetësore në Fushë Mbret të Elbasanit. Në vendngjarje shihet se autorët kanë thyer xhamat e kësaj qendre shëndetësore.
Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke ndaluar të dyshuarit. Gjithashtu, në vendngjarje ka mbërritur dhe deputeti socialist, Taulant Balla.
“Politikanet e se keqes po frymezojne nje klime negative ndaj bluzave te bardha. Lulzim Basha nuk paska as turp, as nder, as respekt dhe as kufij moralë. Të bësh politikë me vdekjen dhe të sulmosh sot mjekët, infermieret, stafet mjekësore është një turp që Lulit dhe sojit të tij, nuk do t’i harrohet. Sot është dita të shprehim solidaritetin dhe mbështetjen për bluzat e bardha, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë”, është shprehur Balla.