Zbardhet Dardha, reshje bore në Korcë

Duket se edhe Shqiperia ka hyre ne ate qe njihet si klime dimerore pasi ka pasur reshje bore ne disa zona te vendit.

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në juglindje të vendit, më konkretisht në fshatin turistik të Dardhës.
Reshjet janë me intesitet të ulët, ndërsa kanë nisur prej gati 1 ore dhe janë ende të pranishme në lartësi mbi 1.200 m.
Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal rrugor, reshjet e pakëta do të përfshijë fshatrat turistikë Dardhë, Voskopojë dhë Qafë Qarrin, ndërsa kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë.

Loading...