Në orët e para të ditës së sotme u shua regjisori Muharrem Fejzo. Ai e humbi luftën me sëmundjen e koronavirusit duke u larguar nga kjo botë në moshën 87-vjeçare, por vepra që ka lënë pas do të jetojë gjatë në memorien e shqiptarëve.
Djali i tij, Joe Fejzo dha lajmin e zi, por edhe të sëmundjes që e mori. Në një nga postimet e tij të shumta mjaft prekëse, ai i lutej që të mos dorëzohej përballë koronavirusit.
Babush te lutem mos u dorezo… eja tek ne.. të lutem mos na lër.. Bëhu i fortë dhe merr gjithë energjinë tonë pozitive.. Eja Babagjysh… mos hiq dorë nga Covid. Lutemi të gjithë për ty. .. ju lutem. Qëndroni me ne”.
Loading...