OBSH paralajmëron Evropën se nëse nuk merr masat e duhura do të ketë një valë të tretë të pandemisë së koronavirusit në fillim të vitit 2021.
David Nabarro, i dërguari special i OBSH-së, në një intervistë për gazetat zvicerane fajëson qeveritë evropiane që nuk ndërtuan strukturat spitalore të nevojshme gjatë verës, periudhë kur ishte vendosur nën kontroll vala e parë.
Dhe nëse ata nuk e bëjnë atë tani, do të ketë një valë të tretë në fillim vitit 2021. Kujtojmë që Europa është një nga kontinentet më të prekura nga pandemia e Covid-19
Pandemia ka vazhduar të përhapet me ritme të shpejta këtë javë në botë me 593 000 raste të reja të regjistruara në ditë, rreth 3% më shumë se javën e mëparshme, sipas të dhënave zyrtare.
Me 264 100 raste të reja ditore, Spanja është rajoni që ka regjistruar numrin më të lartë të kontaminimeve, shumë para SHBA-së dhe Kanadasë./lajmifundit