Kombëtarja shqiptare e mbylli në mënyrë perfekte të edicion të Nations League teksa fitoi ndeshjet e fundit të kompeticionit ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë duke fituar Grupin 4 që u jep të drejtën atyre të ngjiten në Ligën B për sezonin e ardhshëm.
Një meritë të madhe në këtë sukses ka padyshim trajneri Edy Reja që duket se ka ditur të gjejë elementë që i përshtaten skuadrës sonë kombëtare, dicka që për të ishte një detyrë shumë e vështirë pasi sic pohon ai vetë në një intervistë për Radio Anch’io Sport në Itali pasi u kërkuan futbollistë shqiptarë që luajnë në Evropë.
Edy Reja: Është një punë e vështirë gjetja e futbollistëve shqiptarë në vende të tjera sidomos tani në këtë periudhë të pandemisë Covid 19 që nuk të jep mundësinë të udhëtosh shumë. Por kemi mjete teknologjike që na lejojnë që të shohim futbollistët, që luajnë jashtë. Është një çmenduri, por nga ana tjetër ata kanë mentalitetin që luajnë në vende të tjera dhe vijnë me një kulturë ndryshe. nuk është e lehtë por, po bëjmë një punë të mirë, po monitorojmë të gjithë Evropën për të gjetur elementët që mund të jenë të përshtatshëm me Kombëtaren
Për Rejan nëse ka një futbollist që ka rezultuar shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij ai është Sokol Cikalleshi, me sulmuesin që shënoi edhe në 2 ndeshjet e fundit të Kuqezinjve
Edy Reja: Futbollisti më i mirë shqiptar mund të them se është Cikalleshi, është sulmuesi që më zgjidh problemet. Nuk shënon shumë me klubin e tij në Turqi, por kur vjen tek ne gjen rrjetën. Për momentin është ai që po më jep më shumë kënaqësi, pa u hequr asnjë meritë të tjerëve, sepse kemi një grup futbollistësh shumë të zotë po bëjnë më shumë se pritshmëritë më optimiste dhe kanë një rendiment shumë të lartë