Nëna: Kur vajza bëhet e dh unshme, vetëm policia e qetëson

Një nënë e quajtur Suzana Beshiri ka ardhur të rrëfejë historinë e saj të dhimbshme në emisionin “Historia ime” Ajo ka treguar se vajza e saj Albana kur ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë kaloi një temperaturë të lartë, ku e la me pasoja shumë të rënda.

Ajo është diagnostikuar nga mjekët me autizëm dhe epilepsi. Tani ajo është në moshën 17-vjeçare dhe është bërë mjaft agresive dhe e dhunshme. Atë nuk e ndalon dot askush përveç policisë prandaj e ka marrë shtëpinë me qira tek 21 Dhjetori pranë Drejtorisë së Policisë.
Suzana Beshiri: Mora rrugën për emigrim, u nisa për në Suedi se më thanë që ishte një vend i mirë për fëmijët. Më pritën shumë mirë.
Suzana Beshiri: Albana është shumë e qeshur, e pëlqen muzikë, është me momente sepse kur acarohet… Shyqyr që ndodhem në një shtëpi me qira tek 21 Dhjetori, pranë Drejtorisë së Policisë, ata më ndihmojnë shumë.

Mirela Milori: Domethënë arrin deri në atë moment që duhet të hyjë policia?

Suzana Beshiri: Po, edhe ambulanca nuk më vjen po nuk hyri policia në mes. Duhet patjetër e pranishme hija blu. Është shumë agresive, çdo gjë që gjen para e thyen, por duhet të kesh durim.

Loading...