Albana Fico zbulon gjininë më të prekur nga Covid

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tregoi se cila është gjinia më e prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Sipas saj, infeksioni është më i përhapur tek femrat.

“Raporti i fataliteteve me rastet pozitive është 2.1% gjatë kësaj jave. Ndërsa lidhur me gjininë më të prekur, femrat janë më të prekura, 52% dhe meshkujt 48%. Moshat më të prekura janë 65-74 vjeç, ndjekur nga moshat 55-64 vjeç.”
Albana Fico shtoi në një komunikim me gazetarët se situata paraqitet në një nivel risku të shtuar, për shkak të rritjes së rasteve ditore.

Loading...