Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Log” me gazetarin Endri Xhafo, komentoi vendimin e policisë për gjobën e vendosur në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku, për thyerje të masave anticovid.
Meta i konsideroi lojëra, ndërsa u shpreh se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.
Gjatë fjalës së tij Presidenti theksoi se çdo polic duhet të bëjë detyrën dhe se Presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse ato do të përfundojnë në këmbët e popullit.
HomePolitika
U gjobit në ditëlindjen e Bes Kallakut, Meta: Jam shembull i përgjegjshmërisë
POLITIKAOn Nën 23, 2020
Shperndaje
Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Log” me gazetarin Endri Xhafo, komentoi vendimin e policisë për gjobën e vendosur në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku, për thyerje të masave anticovid.
Meta i konsideroi lojëra, ndërsa u shpreh se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.
Raiffesien Bank brenda artikujve
Gjatë fjalës së tij Presidenti theksoi se çdo polic duhet të bëjë detyrën dhe se Presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse ato do të përfundojnë në këmbët e popullit.
Lufra
“Cila është thyerja e masës? Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje di që restorantet janë të hapura.
Shikoni se çfarë distance shembullore, as këto as përzëniet nga e lojtarit të Kombëtares nga fusha e sportit ku ka derdhur gjak, Andi Lila , as marrëzitë që bëjnë budallenjtë e policisë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat serioze, që kanë të bëjnë me mungesë të përgjegjshmërisë të qeverisë aktuale të cilës i bëj thirrje të reflektojë menjëherë, përpara se të përballet me pasoja dramatike”, tha Meta.
Pyetje: Ju nuk mendoni se keni bërë shkelje, apo akt papërgjegjshmërie?
Meta: Absolutisht jo, unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Unë e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët.
Pyetje: Gjoba për ju, për të gjithë të pranishmit, çfarë është?
Meta: Nuk e di fare, as nuk kam një informacion të tillë.
Pyetje: Po pezullimi i 6 punonjësve të policisë?
Meta: Të mos merremi me marifete koti, ato policë të bëjnë detyrën.
Duhet ta dijë çdo Polic në Republikën e Shqipërisë se në rast se do të preket një votë dhe një polic do të jetë pjesë e kësaj vote, Presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse ato do të përfundojnë në këmbët e popullit si policët e Mubarak.
Gjoba le të vënë, s’ka problem, por po u prek një votë nga një polic, duhet ta kenë të qartë se do të përfundojnë në këmbët e popullit si policët e Mubarak. Shqipëria do të jetë shtet demokratik, i ftoj të gjithë të bëjnë detyrën dhe të mos i binden urdhrave të një të marri”, tha Meta.