Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë shkeljen e masave anti-COVID nga presidenti Ilir Meta dhe nga kryetarja e LSI monika Kryemadhi në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.
Për Ramën ajo ishte një spektakël i pështirë dhe sipas tij Meta e Kryemadhi dhanë shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit.
“Masat si vendos unë por KT. As nuk momnitoroj masat se ka institucione. Më duket e pamundur ti jap përgjigje pyetjes si i kam parë kundërshtarët në këtë drejtim. Si të gjithë të tjetrët kam parë atë që nuk do të doja të shihte askush shembullin më skandaloz të shekljes së ligjit nga preisdenti zonja e parë dhe nga e gjithë çeta e tyre.
Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime me më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma deri te ceremoninë e dhimbshme mortore.
Na shfaqen në një spektakël të pështirë jo vetëm të karshillëkut por edhe për shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të shqetësuar për shëndetin e tyre. Më shumë se kaq skam parë kaq kam parë. Ska asnjë aktivitet tjetër as politik përfshirë dhe ata elektoralet që mund të diskutohen me një rëndësi që vë në diskutrim shëndetin. Na duhet të reduktojmë aktivitetet me pjesmarrjen e më shumë personave”, tha Rama.