I ati v diq nga Covidi, myftiu i Shkodrës: Ndarja nga prindërit, dhimbje e madhe

Është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit babai i myftiut të Shkodrës, Bardhyl Sytari.

Ai u nda nga jeta për shkak të Covid-19, duke mos arritur ta mposhtë atë.
Para faljes së namazit të xhenazes në xhaminë Ebu Beker, myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, tha se nuk ka dhimbje më të madhe sesa të ndahesh nga prindërit.
Prandaj, “nëse duam të jemi shoqëri me vlera të mos i lëmë pas dore prindërit”, shtoi imam Sytari.

Edhe vetë myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, u prek nga Covid-19, por fatmirësisht ai arriti që ta mposhtë këtë virus, që po merr shumë jetë njerëzish edhe në vendin tonë.

Loading...