V rasja mafioze në Ekuador, trupi i shqiptarit do sillet në Shqipëri. Familja kërkon mbrojtje

Familjarët e shqiptarit të vrarë të premten në Ekuador, Adriatik Tresa u kërkojnë autoriteteve mbrojtje, ndërsa i akuzojnë se asnjë hetim nuk është kryer për të gjetur vrasësit, të cilët ishin të maskuar si policë.

Imazhet nga kamerat e sigurisë tregojnë se si vrasësit të maskuar si policë dhe me armë i çarmatosën rojet private për të hapur dyert dhe për të hyrë brenda në kompleksin ku qëndronte shqiptari, që kishte shkuar në Ekuador që në vitin 2010, ku edhe ishte martuar.
Pista kryesore ku po hetohet është prishja e pazareve të kokainës në grupet që ishte përfshirë shqiptari. Walter Jaramillo, prokuror i çështjes, tha se nga 8 personat e ndaluar, vetëm një u mbajt në paraburgim.
Mediat ekuadoriane raportojnë se të afërmit e viktimës po bëjnë procedurat për trupin dhe po analizojnë mundësinë e varrimit të tij në Shqipëri.

Loading...