Covid-19 merr jetën e një tjetër bluze të bardhë, v des mjeku 68-vjeçar

Një tjetër humbje jetë nga bluzat e bardha për shkak të Covid-19 ka ndodhur në vendin tonë.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare mjeku nga Dibra, Ibrahim Kaziu.
Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.
Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Ai ndër vite ka dhënë një kontribut shumë të madh si mjek Pneumolog në këtë qytet.

Loading...