Dh una ndaj grave dhe vajzave nuk ka vend askund në botë!

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca mëngjesin e sotëm e ka nisur me një mesazh shumë të fortë, për një nga problematikat më kryesore që po përballen shumë vende në botë, ku fatkeqësisht nuk bën përjashtim as Shqipëria. Bëhet fjalë për dhunën ndaj grave. Një shkelje e të drejtave të njeriut, shkruan Soreca, që nuk duhet të ketë vend askund në botë.

” Dhuna ndaj grave dhe vajzave ëshë shkelje e të drejtave të njeriut dhe nuk ka vend askund në botë”, shkruan Soreca.
Së fundmi, vendi ynë ka ashpërsuar dënimet për burrat dhunues. Më 18 nëntor kanë hyrë në fuqi masat e reja, ku parashikohet që burri dhunues dëbohet menjëherë nga shtëpia pa pritur një vendim Gjykate, por i takon Policisë së Shtetit. Ato do të dërgohen në një strehë të përbashkët për burrat dhunues ndërsa alkoolistët do të dërgohen në spital.
Violence against women and girls is a violation of #humanrights, and has no place anywhere in the world.

Let’s work together to #OrangeTheWorld also in #Albania

Loading...