Dita Ndërkombëtare kundër dh unës ndaj Gruas

Çdo ditë përpiqet një burrë në Gjermani të vrasë partneren apo ish-partneren e tij. Çdo të tretën ditë madje ndodh një krim i tillë. Aktivistet ankohen për dënime shumë të buta për vrasësit.

Ishte shkurti i vitit 2018, kur në Frankfurt mbi Main një burrë 35 vjeçar qëlloio për vdekje 18 herë me thikë ish-partneren. Gruaja ndërroi jetë pak minuta më vonë para derës së shtëpisë. Julia Schäfer atëherë ishte prokurore në Frankfurt dhe u thirr menjëherë në vendin e ngjarjes. Parë nga sot tragjikisht ky ishte një rast klasik, thotë ajo. “Të dy kishin një lidhje, në fund u ndanë, ai u përpoq për një kohë të gjatë ta rifitonte atë. Në këtë fazë ka patur akte dhune të vrasësit të mëvonshëm. Gruaja e kishte denoncuar atë, personi ishte i njohur për policinë. Madje atij i ishte ndaluar kontakti dhe afrimi me ish-partneren. Në natën e krimit, ai priti me orë për ish-të dashurën. Kur ajo i bëri të ditur, se për të lidhja ka marrë fund dhe se nuk dëshiron më një vazhdim të saj, ai nxorri thikën dhe e qëlloi.”
Në Gjermani çdo ditë një burrë përpiqet të vrasë partneren apo ish-partneren. Çdo të tretën ditë arrihet të kryhet një vrasje e tillë. Sipas Julia Schäfer, ndërkohë drejtuese e Qendrës Koordinuese kundër Dhunës Familjare, vrasja e partneres nuk ndodh sot me nesër. “Ajo është shpesh pika kulmore e tmerrshme e një historie të gjatë. Dhuna familjare fillon që me fyerjet, poshtërimin, apo ushtrimin e presionit.” Organizatat për të drejtat e grave kritikojnë paraqitjen që i bëhet në median gjermane krimeve të tilla. Shpesh krimet dramatizohen ose romantizohen “kur flitet për drama xhelozie apo drama dashurie e tragjedi familjare”.
Vanesa Bell nga organizata për gruan “Terre des Femmes” thekson, se këto formulime kanë efekt në atë, se si shihet një krim i tillë. Krimi kthehet kështu në një çështje private, në një rast të veçantë, e jo në një problem shoqëror. “Akoma në Gjermani kjo është një temë tabu”, thotë Bell. Shifrat e errëta janë më të larta, statistikat paraqesin vetëm kriminelët e dënuar apo të denoncuar. Një studim i gjerë i BE nga viti 2014 ka treguar, se përafërsisht vetëm një në tre raste denoncohet në polici.

Vrasje apo vrasje me paramendim?

Në rastin e vrasjes me thikë në Frankfurt autori i krimit u dënua me burgim të përjteshëm. Në shumë raste të tjera, gjykatësit janë më të butë. Shpesh ata i dënojnë vrasësit për vrasje me paramendim, për të cilën janë parashikuar vetëm 10 vite dënim. Gjykata si zakon merr parasysh të gjitha rrethanat. Ndodh madje që gjykatësit gjendjen emocionale të sulmuesit ta marrin si rrethanë zbutëse. E me këtë nënkuptohet, se vrasësi dëmton edhe veten, kur ai në një situatë dëshpëruese xhelozie vret gruan që do.

Shumë gjykatës në argumentimin e tyre i referohen një vendimi të Gjykatës së Lartë Federale nga viti 2008. Gjykata atëherë në një rast vrasjeje pas ndarjes nuk identifikoi arsye të ulta apo keqdashësi tinzare, të dyja këto janë kriteret për të shqiptuar dënimin për vrasje. Në vend të kësaj gjykata ishte e mendimit, se “ndarja u iniciua nga viktima, dhe i akuzuari përmes këtij veprimi pa t’i rrëmbehet diçka që ai nuk donte ta humbiste.” Problemi i këtij formulimi të gjykatësve, thotë Leonie Steinl nga Shoqata Gjermane e Juristëve, është, se manifeston një “formë të fajësimit të viktimës.”

Vendimi pranon me këtë argumentim, që një “grua vritet, sepse vrasësi nuk ia lejon asaj një jetë të vetëpërcaktuar e të pavarur.” Por një krim i tillë është pasojë e “pretendimit të pronësimit dhe padrejtësisë për shkak të gjinisë.” Ky është përcaktimi i femicidit, thotë Steinl.

Paragjykime kundër pakicave

Steinl i referohet edhe një problemi tjetër. “Kur një burrë vret partneren apo ish-partneren e tij, sepse ajo do ta lerë apo e ka lënë, atëherë kjo duhet të vlerësohet si vrasje. Sepse ai vepron në bazë të motivit gjinor të pretendimit të pronësisë dhe kjo shkel dinjitetin njerëzor.”

Protesta në Meksikë kundër dhunës ndaj gruas

Kjo është e njëjta gjë si në të ashtuquajturat vrasjet për nder, kur vajzat apo gratë vriten nga familja apo të afërm, sepse e kanë bërë me turp familjen. Në të dyja rastet vlejnë pretendimet patriarkale të pronësisë: në vrasjet për nder apo vrasjen e partneres nga xhelozia. “Por kur i shohim dënimet, ne në Gjermani i shohim vrasjet për nder në një kontekst tjetër social dhe i dënojmë më ashpër”, thotë Steinl. “Realisht dy të tretat e sulmuesve janë qytetarë gjermanë”, sipas juristes. “Dhuna kundër gruas gjendet në të gjitha grupet shoqërore dhe duhet të luftohet në mënyrë aktive kudo”, thotë Vanessa Bell nga organizata “Terre des Femmes” për Gjermaninë.

Shenja progresi

Në vitin 2018 Gjermania nënshkroi Konventën e Stambollit, që është marrëveshja e parë në të gjithë botën me dety

Loading...