Për dekada me radhë bënë që specialistët dhe tifozët të ndaheshin në dy fronte për të zgjedhur se cili prej tyre ishte më i madhi i të gjitha kohërave.
Por ky rivalitet është shuar në mënyrën më dramatike pas vdekjes së Diego Armando Maradonës.
“Kam humbur një mik të dashur dhe bota ka humbur një legjendë.
Kam shumë për të thënë, por tani Zoti duhet t’i japë familjes së tij forcë. Një ditë, shpresoj se do të luajmë futboll së bashku në qiell”, tha ai në një deklaratë të shkurtër dhënë për “Reuters”.
Diego Maradona vdiq sot nga një atak kardiak në moshën 60 vjeç.
Loading...