Ish-ministri grek në krah të RENEA-s: S’mund të mbroj faqezinjtë që qëllojnë policinë

Ish-ministri i jashtëm dhe ish-zëvendëskryeministri grek, Teodoros Pangalos ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë në televizionin Skai, ku ka folur lidhur me ngjarjen e fundit që ndodhi në Bularat dhe pasojat e saj.

Lidhur me debatin se Katsifas,  u ekzekuta  ngaqë u larguan flamujt që ai kishte vendosur në rrugët e fshatit të Bularatit, Pangalos thotë se në fotot që kishte parë kishte flamuj kudo. Nuk ishte hequr asnjë flamur.

Madje e ka cilësuar si të pakuptimtë faktin se 35-vjeçari kishte tentuar të vendoste flamuj në fshat. “Unë pash në fotografitë e publikuara se kishte flamuj kudo në fshat, nuk e kuptoj këtë që thonë, se nuk e lejuan të vendosë flamuj. Nuk e kuptoj se çfarë deshi ai (Katsifas) të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty?!”, u shpreh Pangalos.

Ai gjithashtu u shpreh se Katsifas kishte një armë me vete dhe po qëllonte mbi policinë. Në kushte të tilla në të njëjtën formë do të vepronin edhe forcat amerikane apo skandinave. Madje ai e ka përforcuar më tej fjalën e tij duke thënë se, kushdo që ka armë në dorë duhet të qëllohet.

“Unë nuk jam pro faqezinjve kur hedhin molotov apo sulmojnë policinë. Nëse jeni ju …”, e ka mbyllur fjalën e tij politikani grek.

Loading...