Një grua nga Turqia ka bërë një gjest të veçantë për të parandaluar marrjen e Covid-19.
Ajo ka shkruar një poster ku lexon se nuk presin mysafirë në shtëpi deri sa të ik virusi dhe e ka ngjitur atë në ballkon.
Fotot e gruas turke me posterin janë postuar në të gjithë rrjetet sociale duke u bërë virale në internet.
Ajo në poster ka shkruar se ndodhen në shtëpi por nuk presin vizita pasi mund të infektohen me Covid-19.
Në fund ajo ka shkruar edhe rregullat që duhen ndjekur për të parandaluar infektimin me Covid-19.
“Në shtëpi jemi! Deri sa të mbarojë koronavirusi, nuk presim mysafirë dhe nuk do të shkojmë mysafirë. Maskë, distancë, higjienë”, shkruhet në poster.
Që nga fillimi i pandemisë dhe deri tani në Turqi janë infektuar 503,738 persona me Covid ndërsa, 13,014 të tjerë kanë humbur jetën.