FIFA ka publikuar renditjen e re të muajit nëntor dhe Shqipëria ka ngjitur tre shkallë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja triumfuan kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Nations League dhe tani renditen në vendin e 66-të.
Nuk ka ngritje për Kosovën, që pozicionet e 117-ta në renditjen e FIFA-s. Për rrjedhojë në kualifikueset e Botërorit 2022 do të jetë në vazon e pestë, kurse Shqipëria në vazon e katërt.
TOP 15 – Ka lëvizje edhe në renditjen e skuadrave më të mira të botës. Gjashtë pozicionet e para nuk ndryshojnë, me Belgjikën që renditet në vendin e parë dhe podiumi plotësohet nga Franca dhe Brazili. Anglia, Portugalia dhe Spanja vijnë pas tyre.
Argjentina ka ngjitur një shkallë dhe tani është e shtata, duke parakaluar Uruguain. Rënie për Kroacinë që shkon në vendin e 11-të, kurse Meksika (9) dhe Italia (10) janë ngjitur me nga dy vende në renditje. Kolumbia ka pësuar një rënie me 5 shkallë, kurse me nga një pozicion janë përmirësuar Danimarka, Gjermania dhe Holanda. /abcnews.al