Djali i Diego Armando Maradonës nuk ka mundur të udhëtojë për në funeralin e babait pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai postoi një video me mesazh për t’i dhënë lamtumirën legjendës së Napolit që u varros të premten.
Diego Maradona Junior ka lindur më 1986, por është njohur nga ishi i Napolit vetëm në vitin 2007.
Ai ka rezultuar pozitiv në fillim të nëntorit dhe nuk ka mundur t’i japë lamtumirën dhe ta varros babanë e tij nga afër, këtë e ka bërë përmes rrjeteve sociale.
“Do të kisha dashur ta kaloj këtë ditë ndryshe, duke u argëtuar dhe harruar momentet e vështira për disa orë”, shkroi ai në Instagram.
“Tani e gjej vetën shumë larg nga ju, shpresoj të buzëqeshësh dhe gjithmonë të jesh i lumtur”.
Djali i Maradonës këto ditë ka qenë aktiv edhe me postime në instastory.
“Kapiteni i zemrës kurrë s’do të vdesë”, bëri këtë postim menjeherë pas vdekjes me 25 nëntor.