Patriotizmi është vlerë kombëtare!/ Nga Anila Toto

Një krenari e bukur kombëtare përfshirë edhe në fb na zgjon në zemra ndjenja të bukura.
Ne e dimë se atdheu shpesh nuk është në duar të sigurta, shkelet, nëpërkëmbet, ndoshta nuk është në formën më të mirë, ndoshta edhe na braktis herë pas here, por ruajtja e krenarisë kombëtare na tregon se ne e duam ende atë!
Ka disa zëra që tallen duke thënë se u bën përshtypje atdhedashuria në fb, se vetëm aty hiqemi patriotë etj, duke vënë në dyshim ndjenjat e bukura kombëtare.
Por e gjithë bota gjen mënyra te bukura, paqësore për të ruajtur identitetin kombëtar!
Sigurisht edhe në fb! Organizimet nuk lejohen për shkak të pandemisë, gjendja nuk është e mirë, pershtatjet politike tentojnë të na perdorin,varfëria e mjerimi ekonomoko-social, psikologjia nga vdekjet e Covid, gjendja jo e mirëorganizuar për çka vjen më pas jep pasiguri. Por ja , ende jemi krenarë për simbolet tona kombëtare, festat kombëtare, atdheun!
Ata që tallen me këtë duhet ta kuptojnë se fb, po e perdorin në gamë gjerë politikat botërore, politikanët më në zë, bizneset me të mëdha, alternativat shoqerore, reklamat, etj, etj,… Ai jep mesazhe të forta e është ‘armë e urtë’ për të dhënë mesazhe të mëdha e njerëzore. Kështu unë falenderoj gjithë atdhetarët e mi kudo janë, këtu nga mundem të flas pa asnjë lloj pengese e lirie, Gëzuar Festat !
Gëzuar Festat ju që edhe në varfërinë më të madhe nuk hiqni dorë së qëni patriotë, ju që edhe pse të larguar prej vitesh ende e ndieni se kini gjak shqiptari, ju që luftoni me jetën e ju që dorëzoheni para vështirësive sepse nuk ju jepet asnjë shans, ju që dini të doni pa kushte vendin tuaj! Unë vij nga familje patriote! Për mua atdheu është trualli i shtepisë sime, miqve të mi, fisit tim, fëmijëve të mi e gjithë atyre që e ndiejnë veten shqiptarë! Prandaj mos u tallni me atdhedashurinë të shprehur në forma të ndryshme, qofshin këto edhe të varfra apo primitive, ato janë të sinqerta. Gjithsesi unë shikoj kulturë në paraqitjen dinjitoze, me shumë kujdes, art e patriotizëm!
Patriotizmi është vlerë kombëtare!

Loading...