Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për pandeminë e koronavirusit duke hedhur poshtë spekulimet për ezaurimin e kapaciteteve spitalore.
Sipas tij, pritja e autoambulancave me pacientët e infektuar ndodh për shkak të vlerësimit të rasteve dhe thekson se në rastin kur të ezaurohen kapacitetet, do të veprojmë si e gjithë bota.
Në këtë rast, do të fillojë trajtimi i pacientëve në korridore, hotele, shtëpi, si dhe stadiume.
Skënder Brataj: Jo nuk është ezaurimi, sepse kur na rastis një numër i madh ne mundohemi që t’i shpërndajmë në spitalet COVID. Nuk jemi në atë pikë .
Jemi akoma në skenarin 3, pra të COVID 3, do hapet katra, do hapen spitalet rajonale me skenarë të ndryshëm. Kur t’i mbushim të gjitha do t’i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në banesë edhe nëpër korridore, hotele, stadiume, siç po bën e gjithë bota. Qytetarët do të asistohen në çdo lloj mënyre, qëllimet e tjera në këtë moment, jashtë aspektit shëndetësor duhet vetëm të heshtin.