Gruaja kërkon të birësojë fëmijë, burri: Po më ul autoritetin

Një grua është bërë pjesë e rubrikëës “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar bashkëshortit të saj të birësojnë një fëmijë sepse prej 17 vitesh martesë ata nuk kanë mundur të sjellin në jetë një fëmijë. Burri nuk është dakort të birësojë një fëmijë sepse do që të ketë një fëmijë nga gjaku i tij.

Polikseni: Jam drejtuar këtu për të më dhënë një rrugëzgjidhje. Kam sjellë bashkëshortin për një arsye familjare. Kemi 17 vite martesë dhe kemi dëshiruar të kemi një fëmijë. Nuk na erdhi, një vit, dy vit, tre vite. Vazhduam kurat, ilaçet por nuk na vinte fëmija.
Alfredi: Për çfarë më ke sjellë këtu?
Polikseni: Alfred, kemi 17 vite martesë?

Alfredi: Pse më ke sjellë këtu në Tv Klan?

Polikseni: Për të bërë një fëmijë bashkë. Kemi tentuar nëpër doktora, sa ilaçe kam bërë unë, ti mi di.

Alfredi: Jam shumë i revoltuar për çfarë më ke sjellë këtu, të më ulësh autoritetin mua si burrë?

Polikseni: Dua ta shohin të gjithë shqiptarët, ta bëja publikë. Prita të respektova, si një femër shqiptare si unë nuk i bën të gjitha këto sakrifica për një fëmijë.

Alfredi: Për çfarë sakrifice?

Polikseni: 5 herë operacion në trupin tim për shkak të dëshirës për të bërë fëmijë.

Alfredi: Për çfarë na solle këtu?

Polikseni: Për të mirën e të dyve, të birësojmë një fëmijë.

Alfredi: Çfarë birësimi, ne presim fëmijën tonë, gjakun tonë. Unë si burrë nuk jam dakort, dua të presim fëmijën tonë, gjakun time.

Polikseni: Kam 17 vite që presim.

Alfredi: Kur pritëm 17 vite të presim dhe këto vite të tjera.

Eni Çobani: Pse e ke të vështirë?

Alfredi: E kam të vështirë zonja Eni që të rris fëmijën që ka lindur tjetri, nuk e rris dot se nuk është gjaku im, si t’i them hajde tek babai atij fëmijë se nuk e ka gjakun tim.

Polikseni: Prandaj e bëra publikisht?

Alfredi: Që ta shikojë dhe familja ime që janë dy pleq, kam dy pleq në shtëpi unë?

Polikseni: Edhe unë prandaj po mendoj për ata dy pleq të tu sepse më kanë ndejtur në çdo seancë tek ndërhyrjet që kam bërë.

Eni Çobani: Je e emocionuar.

Alfredi: Është e emocionuar sepse ka sjellë burrin tek Klani.

Polikseni: Jam e emocionuar dhe të kam sjellë për mirë.

Alfredi: Ia ke ul autoritetin burrit, e ke çuar në 0 fare, ke bërë gabim që më ke sjellë këtu.

Loading...